Politika e Kthimeve

Politika e Kthimeve

Politikat e Kthimeve

Politika e kthimit në Raftinex – procedura për kthim ose zëvendësim produktesh brenda 7 ditëve nga marrja.

Në Raftinex, synimi ynë është të ofrojmë produkte cilësore dhe shërbim të besueshëm. Nëse produkti i marrë nuk është në përputhje me porosinë tuaj ose ka pësuar dëmtime gjatë transportit, ju keni të drejtë të kërkoni kthim ose zëvendësim brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes.

Për t’u pranuar kërkesa për kthim, produkti duhet:

  • Të jetë në gjendje origjinale;

  • Të mos jetë instaluar ose përdorur;

  • Të jetë i plotë me të gjithë aksesorët dhe paketimin përkatës;

Në rast dëmtimi gjatë transportit, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë dhe të dërgoni foto të produktit brenda afatit 7-ditor.

Produktet e instaluara, të përdorura ose të dëmtuara si pasojë e përdorimit nuk pranohen për kthim.

Për të nisur procedurën e kthimit, mund të na kontaktoni në:
📧 [email protected]
📞 +355 69 203 3769